Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

60 punëtore të Ministrisë së Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar ngrenë akuza për raste të sulmeve seksuale

QIKA 17.11.2023

60 gra punëtore në Ministrinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar kanë përshkruar Ministrinë si ambient armiqësor dhe toksik në një letër të përbashkët që ngrenë akuza se aty ka pasur raste të sulmeve seksuale, ngacmimeve dhe abuzimeve nga kolegët burra.

Letra, e parë nga The Guardian, iu dërgua sekretarit të përhershëm të Ministrisw sw Mbrojtjes muajin e kaluar nga një grup i madh zyrtaresh të larta civile së bashku me dëshmitë anonime në të cilat gratë përshkruanin përvojat e tyre personale.

Dëshmitë përfshinin pretendime se gratë ishin ngacmuar verbalisht e fizikisht nga kolegët burra, si dhe poashtu përshkruhej ministria si një vend i punës armiqësor ndaj grave që nuk i shikonte si partnere të barabarta dhe të respektuara.

Grupi i këtyre grave në letër shkruan se “jeta e tyre profesionale e përditshme është vështirësuar falë sjelljeve që do të konsideroheshin toksike dhe të papërshtatshme në jetën publike, por që tolerohen në Ministrinë e Mbrojtjes”.

“Gjatë takimeve na ndërprehet fjala, jemi subjekt i gjuhës poshtëruese, marrim vëmendje të padëshiruar dhe përballemi me ngacmime seksuale, duke përfshirë shikime intruzive, komente të seksualizuara, mbi atë që veshim, mbi dukjen e mbi aromën”, thanë grupi.

Dëshmitë përfshijnë një listë të incidenteve që supozohet tw kenë ndodhur në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes në Londër por poashtu edhe në bazat jashtë shtetit. Incidentet thuhet se janw tw kohëve të fundit dhe kështu sugjerojnë se ekziston një kulturë abuzive dhe diskriminuese në vendin e punës në një nga departamentet më të mëdha të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga ankesat e bëra dhe po marrim masa për të trajtuar çështjet e ngritura. Asnjë grua nuk duhet të ndihet e pasigurt dhe kjo sjellje nuk do të tolerohet. Ne gjithashtu vazhdojmë të inkurajojmë këdo që ka përjetuar ose dëshmuar këtë lloj sjelljeje të pafalshme, ta raportojë atë menjëherë”, u tha në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes.

Megjithatë sipas letrës, përpjekjet e grave për të raportuar këto sjelljes në përgjithësi minimizohen në vend që të dëgjohen si dhe është e ditur që sistemi i ankesave nuk e kryen aspak funksionin e vet.