Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Kandidatët për rektor të UP-së nuk kanë asnjë plan për të luftuar ngacmimet seksuale

Këtë vit, për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës kandiduan katër burra: But Dedaj, Faton Berisha, Sefer Avdiaj dhe Isak Shabani.

Në zgjedhjet e mbajtura të mërkurën, me tre raunde votimi, në të cilat asnjëri nga ta nuk arriti të zgjedhet rektor, kandidatët shpalosën planet e tyre qeverisëse të cilat edhe në këto zgjedhje fokusin e kishin  tek digjitalizimi i UP-së, ndërkombëtarizimi dhe harmonizimi i programeve studimore me tregun e punës. 

Asnjë prej kandidatëve në asnjë moment nuk ka përmendur ndërmarrjen e hapave konkret për luftimin e ngacmimeve seksuale dhe ofrimin e mjediseve të sigurta për vajzat dhe gratë në UP.

QIKA shpreh shqetësimin e thellë me vazhdimësinë e traditës së injorimit të fenomenit të ngacmimit seksual dhe mungesën e gatishmërisë të kandidatëve për rektor për të prezantuar një plan konkret për luftimin e kësaj forme të dhunës mjaft të përhapur në hapësirat e universitetit publik.

Kujtojmë se në anketën e realizuar nga KOSOVO 2.0, 1 në 3 studente kishte deklaruar se së paku njëherë kishte përjetuar ngacmim seksual brenda hapësirave të UP-së. Hiç më larg se disa muaj më parë, 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë e kanë denoncuar për ngacmim seksual profesorin tashmë të suspenduar Xhevat Krasniqi, i cili po hetohet edhe nga prokuroria e shtetit për veprën penale ‘ngacmim seksual’.

Mungesa e gatishmërisë për ta luftuar ngacmimet seksuale inkurajon ngacmuesit seksualë, i heshtë dhe frikëson viktimat, dhe kështu e normalizon ngacmimin seksual brenda institucionit.

QIKA u rikujton kandidatëve për rektor të UP-së se ngacmimi seksual është vepër penale e dënueshme me burgim, dhe si e tillë nuk ka vend në UP dhe askund tjetër. 

Si i tillë, ky fenomen duhet patjetër të trajtohet me një plan konkret i cili duhet të ofrohet nga rektori/ja në mandatin e tij/saj të ardhshëm.

Warning: Trying to access array offset on value of type null in /home/clients/e9d2c4fef75550e813000642c3da2eb5/web/wp-content/themes/Qika-Theme/single.php on line 94

Warning: Attempt to read property "post_title" on null in /home/clients/e9d2c4fef75550e813000642c3da2eb5/web/wp-content/themes/Qika-Theme/single.php on line 95

Warning: Attempt to read property "ID" on null in /home/clients/e9d2c4fef75550e813000642c3da2eb5/web/wp-content/themes/Qika-Theme/single.php on line 96

Warning: Attempt to read property "ID" on null in /home/clients/e9d2c4fef75550e813000642c3da2eb5/web/wp-content/themes/Qika-Theme/single.php on line 97

Warning: Attempt to read property "ID" on null in /home/clients/e9d2c4fef75550e813000642c3da2eb5/web/wp-content/themes/Qika-Theme/single.php on line 98

S’jemi kaçika!

11.10.2024