Nga viti 2010 deri në mars të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 59 gra. Në shumicën dërrmuese të rasteve, vrasjet janë kryer nga partnerët intimë, ish-partnerët apo anëtarë të familjes.
Këto nuk janë thjesht statistika. Janë jetë të humbura të grave që shpesh kanë kaluar nëpër një histori të dhunës së vazhdueshme, të shumëfishtë dhe të injoruar.
Derisa dhuna me bazë gjinore në Kosovë vazhdon të trajtohet si çështje private dhe derisa lufta kundër saj nuk merr prioritet institucional, çdo viktimë e femicidit është pasojë direkte e këtij dështimi shoqëror dhe institucional.
QIKA kërkon me urgjencë nga institucionet e Kosovës që të trajtojnë rastet e dhunës ndaj grave me seriozitet e prioritet, të ndalin këtë zinxhir të dhunës sistemike dhe të fokusohen tek parandalimi i dhunës dhe vrasjes së grave.