Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Festojmë Javën e Krenarisë

QIKA 5.6.2024

Për Javën e Krenarisë, edhe këtë vit vendosëm flamurin në ballkonin e QIKA-s. Me shumë krenari po festojmë dashurinë, guximin dhe rezistencën e përditshme të personave LGBTIQ+.

Ne qëndrojmë me çdo person queer, çdo grua lezbike, biseksuale, panseksuale dhe transgjinore. Qëndrojmë me të gjitha gratë rome, ashkalike dhe egjiptiane queer. Qëndrojmë me gratë e margjinalizuara të shtresave të varfra e nëpërkëmbura shoqërore. Qëndrojmë me të gjithë personat queer në zona lufte.

Ne nuk pranojmë homofobinë, transfobinë, seksizmin dhe asnjë formë të shtypjes, andaj vazhdojmë të luftojmë këtë sistem patriarkal e heteronormativ çdo ditë.

Sot nderojmë guximin e të gjithë juve që jetoni të vërtetën tuaj. Juve që angazhoheni brenda e jashtë shtëpisë për një botë ku të gjithë mund të dashurojnë të lirë.

Urime Java e Krenarisë.