Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Hajde në QIKA

15.8.2023

A jeni aktivist/e feministe dhe i/e përkushtuar për të nxitur ndryshime për drejtësi sociale? Nëse të pëlqen puna e QIKA-s dhe ke interesim të bashkëpunosh me neve, apliko për t’u pjesë e ekipit tonë <3

QIKA po kërkon individë që janë entuziastë për barazi gjinore dhe avokim për një shoqëri më të barabartë. Kontributin tuaj mund ta jepni përmes dy pozitave të hapura: Koordinatore Projekti dhe Hulumtuese.

Pozita: Koordinator/e Projekti

Si Koordinator/e Projekti në organizatën tonë, do të keni një rol kyç në organizimin e punëve dhe zbatimin e projektit. Detyrat tuaja do të përfshijnë:

Planifikimin dhe menaxhimin e projektit me qëllim të promovimit të barazisë gjinore.

Koordinimin e ekipit dhe resurseve të projektit për të arritur qëllimet e vendosura.

Identifikimin e mundësive të reja dhe bashkëpunimin me organizata të tjera dhe institucione për të rritur ndikimin dhe shkallën e suksesit të projektit.

Pozita: Hulumtues/e

Si Hulumtues/e, do të keni mundësinë të ndërtoni njohuri të reja dhe të bashkëpunoni ngushtë me ekipin e QIKA-s duke u thelluar në hulumtime të ndryshme që prekin jetën e grave në Kosovë. Detyrat tuaja do të përfshijnë:

Hartimin dhe zbatimin e hulumtimeve për të zbuluar problematikat dhe sfidat që përballen gratë në shoqërinë tonë.

Analizimin e të dhënave dhe prezantimin e rezultateve në mënyrë të kuptueshme dhe të përshtatshme.

Përfshirje në formimin e qëndrimeve dhe politikave të organizatës, duke u bazuar në analizën e hulumtimeve dhe të dhënave të mbledhura.

Qysh me apliku?

Dërgo dokumentet e mëposhtme në office@qika.org duke shkruar në titull të emailit pozitën e punës të cilën po aplikoni:

CV

Letër motivuese

Dy kontakte për referencë

Afati për aplikim: 25 gusht 2023

Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet do të ftohen në fazën intervistuese.

Projekti “Advancing Gender Equality through Digitalization” i mbështetur nga KFOS, synon të promovojë barazinë gjinore në Kosovë duke përmirësuar disponueshmërinë, qasshmërinë, dixhitalizimin dhe përdorimin e të dhënave të ndara sipas gjinisë.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të avancohet platforma e të dhënave të hapura “1≠1” duke zgjeruar fushëveprimin e saj për të përfshirë sektorë shtesë si arsimi, punësimi dhe buxhetimin e përgjegjshëm gjinor. Projekti do të hedhë dritë mbi pabarazitë ekzistuese që nuk trajtohen në mënyrë efektive nga ligjet dhe politikat aktuale në Kosovë. Duke theksuar këto pabarazi përmes të dhënave të dixhitalizuara, të hapura dhe interaktive, projekti do të avokojë për rritjen e integrimit gjinor në ligje dhe politika për të siguruar qasje më gjithëpërfshirëse ndaj barazisë gjinore.