Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Nënshkruaj peticionin për heqjen e TVSh-së për produkte menstruale

8.5.2023

Shteti i detyron gratë në Kosovë të paguajnë 18% taksë për produkte menstruale, sepse i konsideron ato si produkte jo-esenciale! 

Shumë gra nuk mund të përballojnë blerjen e pecetave, tamponëve apo produkteve të tjera menstruale për shkak të kushteve ekonomike. Në pamundësi të përdorimit të mjeteve të duhura, ato detyrohen të përdorin materiale të pasigurta për shëndetin gjatë ciklit menstrual. 

Për gratë, qasja në peceta menstruale është esenciale dhe duhet të trajtohet si e tillë prej shtetit! Taksa për produkte menstruale është pengesë për gëzimin e të drejtës në shëndet për gratë dhe personat që menstruojnë, rrjedhimisht ua shkelë të drejtat e njeriut dhe është kundërkushtetuese.

QIKA fton qytetarët e Kosovës ta nënshkruajnë peticionin për heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSh-së) prej 18% për pecetat menstruale dhe tamponët!

Peceta nuk është luks, është nevojë!

Nënshkruaj edhe ti: https://chng.it/MMB7h8JVxZ