Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Peceta falas për Ditën e Higjienës Menstruale

28.5.2021

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Higjienës Menstruale QIKA dhe Butterfly kanë mbajtur konferencë për media para Bibliotekës Kombëtare. Leonida Molliqaj, Drejtore Ekzekutive në QIKA dhe Ragip Dermaku, pronar i kompanisë Butterfly, theksuan sërish nevojën për kundërshtim të stigmatizimit të menstruacioneve dhe varfërisë menstruale.

Menjëherë pas konferencës bashkë me aktiviste e aktivistë vazhduam shpërndarjen e pecetave menstruale falas në të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës.

#PecetaNukËshtëLuks