Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Qasja në abort të sigurt është çështje e të drejtave të njeriut

1.7.2022

Qasja në abort të sigurt është çështje e të drejtave të njeriut. Aborti është një nevojë bazë e kujdesit shëndetësor për miliona gra dhe vajza. Në mbarë botën, vlerësohet se 1 në 4 shtatzëni përfundojnë me abort çdo vit.

Kur abortet kryhen nga personeli kompetent shëndetësor dhe në kushte të përshtatshme sanitare, ato janë procedura mjekësore tejet të sigurta. Por kur qeveritë kufizojnë qasjen në abort, gratë detyrohen të kryejnë aborte ilegale dhe të pasigurta, veçanërisht gratë që nuk kanë mundësi të udhëtojnë jashtë vendit ose të kërkojnë kujdes privat.

Përpjekjet për të ndaluar ose kufizuar abortet nuk ndikojnë në reduktimin e numrit të aborteve, por vetëm i detyrojnë gratë të kërkojnë aborte të pasigurta. Vlerësohet se çdo vit ndodhin 25 milionë aborte të pasigurta, shumica dërrmuese e tyre në vendet në zhvillim.

Të dhënat tregojnë se shkalla e abortit është më e lartë në vendet ku ka qasje të kufizuar në kontracepsion. Normat e abortit janë më të ulëta aty ku njerëzit kanë informacion e qasje në metodat moderne kontraceptive, aty ku ekziston edukimi gjithëpërfshirës seksual dhe aty ku ka qasje në abort të sigurt dhe të ligjshëm.

QIKA beson se duhet mbrojtur dhe zgjeruar të drejtat e grave për qasje në aborte të sigurta dhe të ligjshme. Ne kundërshtojmë çdo sulm ndaj kësaj të drejtë elementare dhe besojmë se të gjitha gratë kanë të drejtë të marrin vendimet e tyre mbi trupat e tyre.