Alb Eng
Për QIKA 1≠1

QASJA NË PRODUKTE MENSTRUALE ËSHTË E DREJTË E NJERIUT!

26.11.2021

Sot shpërndamë kupa menstruale falas për vajzat dhe gratë te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.

Ne besojmë që secila grua ka të drejtë të ketë qasje në produkte menstruale dhe në kushte të mira higjienike. Shëndeti menstrual është e drejtë e secilës prej nesh. Faleminderit të gjitha juve që ishit pjesë e aktivitetit tonë kundër varfërisë menstruale dhe stigmatizimit të menstruacioneve 💜.

Ky aktivitet është inicuar nga Tringa Krasniqi dhe Drin Krasniqi, financuar nga “Harvard Undergraduate Consulting on Business and the Environment” dhe realizuar nga “Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA”.