Alb Eng
Për QIKA 1≠1

QIKA publikon raportin vjetor të punës për vitin 2024

QIKA 27.2.2025

QIKA sot publikoi raportin një vjeçar të punës për vitin 2024.

Edhe viti 2024 për QIKA ka qenë i mbushur me aktivizëm dhe aksione domethënëse të udhëhequra nga bindja jonë e palëkundur se një shoqëri më e barabartë dhe më e organizuar është e mundur.

Sfidat e mëdha e rrënjët e thella të patriarkatit kapitalist e heteronormativ nuk e kanë lëkundur përkushtimin ndaj misionit tonë për të sfiduar strukturat ekzistuese, për të kërkuar llogaridhënie institucionale dhe për të krijuar hapësira ku zërat e grave dëgjohen.

Raporti përfshinë programet dhe projektet tona, informata rreth stafit tonë, aktiviteteve, publikimeve dhe paraqitjeve mediatike.

Raportin në gjuhën shqipe mund ta gjeni këtu.