Alb Eng
Për QIKA 1≠1

QIKA shfaqi shifrat e dhunës ndaj grave në shesh

5.9.2022

Nga 15 gushti në ekranin tek Hotel Grand ka filluar shfaqja e videografikës me shifrat e rasteve të dhunës ndaj grave. Të dhënat e pasqyruara janë mbledhur dhe përpunuar nga QIKA përgjatë shtatë muajve të fundit si pjesë e projektit “1 ≠ 1” . Mbi 80% e viktimave të dhunës në familje në Kosovë janë gra, andaj edhe është përdorur qëllimisht shprehja numerike “1 ≠ 1” pasi përshkruan në mënyrë simbolike pabarazitë ekzistuese.

Për dy muaj me radhë në hapësirën me qarkullimin me të madh në Prishtinë, qytetarëve do tu ekspozohen shifrat alarmante të rasteve të dhunës ndaj grave me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e angazhimit kolektiv kundër dhunës.

“1 ≠ 1” u implementua nga QIKA, si pjesë e projektit #DigDataKosovo, Sfida për të dhëna të hapura, mbështetur nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) dhe Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC).