Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Thirrje e hapur për shkrimin e artikujve hulumtues

QIKA 17.10.2024

📢 A jeni i/e interesuar për të hulumtuar për lidhjen mes ndryshimeve klimatike dhe barazisë gjinore? A je gazetar/e dhe student/e i/e gazetarisë që të pëlqen të shkruash e të trajtosh tema sociale?

QIKA shpallë thirrje të hapur publike për propozime për shkrimin e artikujve hulumtues që trajtojnë lidhjen ndërmjet çështjeve gjinore dhe ndryshimeve klimatike në Kosovë.

Ftojmë të gjithë aplikantët e interesuar të paraqesin një koncept ide me një temë për artikull lidhur me barazinë gjinore dhe ndryshimet klimatike. Propozimi juaj duhet të ofrojë një shpjegim të shkurtër të temës së zgjedhur, duke theksuar rëndësinë e saj dhe qasjen që planifikoni të keni në artikullin tuaj.

Artikujt duhet të fokusohen në sfidat me të cilat përballen gratë nga ndryshimet klimatike, në rolin e grave në udhëheqjen e nismave lokale kundër ndryshimeve klimatike dhe në ndikimin e strategjive klimatike në mirëqenjen sociale dhe mundësitë ekonomike të grave në Kosovë.   

Aplikantët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të bashkëpunojnë ngushtë me QIKA-n për të realizuar idetë e tyre në formën e një artikulli të plotë. Gjatë periudhës së shkrimit të artikullit, QIKA do t’iu mentorojë dhe udhëzojë në hulumtim, shkrim dhe zhvillim të artikujve. Secili nga tre aplikantët e përzgjedhur do të marrë një kompensim prej 244.28 Euro (Neto) për realizimin e artikullit të tyre. Artikujt do të editohen nga stafi i QIKA dhe do të publikohen në platformën mediale www.qika.org dhe në të gjitha rrjetet sociale të QIKA-s.

📝Për të aplikuar ju lutemi na dërgoni koncept idenë për artikullin që do të dëshironit ta realizonit në office@qika.org deri më 30 tetor në ora 16:00.
____________________________________________________________

Kjo thirrje është hapur në kuadër të projektit “Barazia Gjinore në Zbutjen dhe Përshtatjen e Ndryshimeve Klimatike” i cili është përzgjedhur si fitues i thirrjes për “Skema e Mbështetjes së Shoqërisë Civile (CSS)” në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë 2024. Kjo iniciativë mbështetet nga Zyra e Presidentës së Republikës së Kosovës dhe Qeveria Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.