Alb Eng
Për QIKA 1≠1

THIRRJE PËR OFERTA: Video-animacion: Të drejtat e grave në tregun e punës

QIKA 24.4.2025

Video-animacion: Të drejtat e grave në tregun e punës

QIKA në kuadër të projektit “Fuqizimi i Grave në Tregun e Punës” të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës, në bashkëpunim me Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) hap thirrjen për kompani të interesuara për realizimin e një video-animacioni me qëllim ndërgjegjësimin e grave për të drejtat e tyre në tregun e punës.

Qëllimi i animacionit:

Të informojë gratë dhe vajzat për format e ndryshme të diskriminimit në tregun e punës dhe t’i nxisë ato të flasin hapur kundër padrejtësive. Videoja do të fokusohet në llojet e diskriminimit që prekin veçanërisht grupet më të margjinalizuara, si gratë nga komunitetet pakicë dhe gratë nga komuniteti LGBTQI+.

Përgjegjësitë kryesore:
– Hartimi i konceptit kreativ dhe skenarit në bashkëpunim me ekipin e projektit
– Realizimi i një video-animacioni të shkurtër (1.5 – 2.0 minuta)
– Dërgimi i versionit final gati për transmetim në televizion dhe platforma online

Kriteret e përzgjedhjes:
– Përvojë në krijimin e video-animacioneve me përmbajtje sociale ose edukative
– Njohuritë mbi temat e barazisë gjinore dhe të drejtave në punë konsiderohen përparësi
– Aftësi për të përkthyer mesazhe komplekse në forma të thjeshta dhe vizualisht tërheqëse

Dokumentet që duhet të dorëzohen:
– Portofolio me punë të ngjashme
– Propozim teknik me qasjen dhe afatin kohor për realizim
– Ofertë financiare

Afati i fundit për aplikim:
7 maj 2025, ora 24:00

Dokumentet duhet të dërgohen në emailin: Office@qika.org me subjektin:
“Aplikim për Video-Animacion – Fuqizimi i grave në punë”

Për pyetje shtesë mund të kontaktoni në po të njëjtin email.