Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar para Gjykatës së Ferizajt ndërkohë që brenda mbahej seanca gjyqësore për të akuzuarit e vrasjes së Marigona Osmanit.
Aktivistet e Kolektivit Feminist mbanin mbishkrimet “NE NUK HARROJMË” dhe një pjesë të aktakuzës së Prokurorisë, që shpjegon vrasjen në mënyrë mizore të Marigonës. Reagimin e plotë të Kolektivit për Veprim dhe Mendim Feminist mund ta gjeni këtu.
Kurse në seancën fillestare, të mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Krivaqën Prokuroria e ngarkon me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, kurse Sejdiu po akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.
Dardan Krivaqa ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje, kurse Arbër Sejdiu, u deklarua i pafajshëm, deklaron Betimi për Drejtësi.