Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Aksion protestues: RRUGËT JANË TONAT

QIKA 6.3.2024

Aktivistet feministe nga Kolektivi Marshojmë S’festojmë si simbolikë e kërkesës së hapësirave publike të sigurta për vajzat dhe gratë kanë shkruar sloganin RRUGËT JANË TONAT në rrugën e sheshit Xhorxh Bush.

Teksa kanë kritikuar gjendjen alarmante lidhur me sigurinë e grave dhe vajzave, duke vënë theksin tek sulmet dhe ngacmimet seksuale me të cilat ato përballen çdo ditë, aktivistet kanë vlerësuar se kjo gjendje është edhe më sfiduese në zonat rurale në Kosovë.

Sipas deklaratës, në marshin tradicional të 8 marsit këtë vit do të protestohet edhe për të kërkuar hapësira publike të sigurta për gratë.

Deklarata e plotë: https://www.facebook.com/MARShojmeSfestojme/posts/pfbid0GgAVYAuX6nQnP5UWMZEm65fQuwDWTVPUz4SkaJvjfexy3TVf2tYXPEoZeCXss45Zl