Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Aktivistja e komunitetit LGBT i përshkruan burgjet në Cameroon si ‘ferr’ për gratë transgjinore

QIKA 30.4.2021

Përderisa të drejtat për personat LGBT+ janë duke u avancuar në të gjithë botën, e kundërta po ndodhë në shtetin Cameroon, ku homoseksualiteti dënohet deri në pesë vjet burgim.

Bandy Kiki, aktiviste dhe influencere e rrjeteve sociale, tha se po të kishte dalur hapur si lezbike në qytetin e Douala (qytet në Cameroon) mund të burgosej, ndërsa pas shpërnguljes së saj në Britani, ajo tha se ishte mjaft e vështirë të përshtatej dhe të ndihej e sigurtë.

“Vazhdoja të mendoja se kur do të shfaqen policia e ti arrestojnë të gjithë”, tha ajo duke folur për tubimet që mbaheshin për personat e komunitetit LGBT në Mançester.  “Shoqëria vazhdonin të ma rikujtonin, ‘Kiki, në vendin tonë është legale, qetësohu’, ndërsa unë vazhdoja të thoja ‘Jo, sepse shpesh ka ndodhur që ligji ka thënë diçka tjetër, ndërsa policia ka vepruar ndryshe”, deklaroi ajo.

Javët e fundit, ajo ka promovuar një rast që ka ndodhur në Cameroon, në të cilin dy gra transgjinore u arrestuan në muajin shkurt për arsye se kishin veshur rroba të grave në një restorant dhe u akuzuan për “promovim të homoseksualitet “.

Të dy gratë, Loic Njeukam, e njohur në rrjete sociale si Shakiro, dhe Roland Mouthe, që njihet me emrin Patricia, kanë ndenjur të mbyllura në burg për më shumë se dy muaj, duke pritur që të filloj gjykimi.  Gjykata në qytetin bregdetar të Douala, pritet të dëgjojë argumentet së shpejti për këtë rast. Verdikti fajtor mund të mbart dënim me burgim deri në pesë vjet.

Përvojat e Loic dhe Roland në burg përshkruhen nga avokatja e tyre si “jetë ferri”. Ato kërcënohen dhe tallen nga të burgosurit dhe gardianët dhe janë të pasigurta.

Në anën tjetër pesëdhjetë e tre njerëz janë arrestuar në sulmet ndaj organizatave të HIV / AIDS që nga maji i vitit 2020, disa raportuan se ishin rrahur dhe u detyruan t’i nënshtrohen ekzaminimeve anale për të konfirmuar akuzat e homoseksualitetit, tha Human Rights Watch.

Kiki shprehi se arrestimet janë pjesë e “një reagimi të përgjithshëm të veprimit policor” kundër pakicave seksuale, gjithashtu  shtoi se “Homofobia është si ngjitëse kur bëhet fjalë për Kamerunët”.

“Kur bëhet fjalë për të urryer njerëzit LGBT +, ata gjithmonë bëhen bashkë”, shprehi ajo.