Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Aktivistet feministe mbushin muret e qytetit të Mitrovicës me grafite

QIKA 26.4.2021

Të dielën në mbrëmje, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist realizoi aksionin e radhës simbolik në qytetin e Mitrovicës. Muret e këtij qyteti u mbushën me grafite të shumta të cilat denoncojnë dhunën sistemike ndaj grave.

“Përmes grafiteve që kundërshtojnë kontrollin e burrave mbi trupin e grave, dhunimin e tyre në shtëpi, rrugë e institucione, ngacmimin seksual në shkolla, e robërimin e tyre nga burrat, hapësirat publike u ngjyrosën me revoltë dhe refuzim të çfarëdo shtypje ndaj secilës grua dhe vajzë”, thuhet në njoftimin e kolektivit.

Ky është një ndër aksionet e shpeshta që vajzat po realizojnë kohëve të fundit në hapësira publike.