Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Arrestime e gaz lotsjellës në marshin e Paradës së Krenarisë në Stamboll

QIKA 28.6.2021

Gjatë mbajtjes së marshit për Paradën e Krenarisë në Stamboll, u arrestuan rreth 25 persona dhe u hodh gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Përderisa mijëra persona u mblodhën paqësisht në Berlin, Paris, Londër, Romë, Milano dhe mëtej  në Evropë për parada të Krenarisë, autoritetet në Stamboll reaguan me dhunë ndaj atyre protestuesve në rrethin qendror Beyoglu të Stambollit, duke arrestuar disa nga ata që kërkonin të merrnin pjesë në një ngjarje të ndaluar nga autoritetet lokale.

Disa grupe të shoqërisë civile që marshuan nën moton “rruga është e jona”.

Pamjet dhe fotot e demonstruesve tregojnë se disa shtyheshin dhe tërhiqeshin nga policia gjatë trazirave që ndodhën në rrugën Istiklal në zemër të qytetit të Stambollit.