Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për rastin e dhunimit të një vajze 13 vjeçare nga Malisheva. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të identifikoj dhe t’i arrestoj dy të dyshuar.
Me urdhër të Prokurorisë, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, shkruan Insajderi.
13 vjeçarja nga Malisheva është gjetur me dy persona të moshës madhore në një shtëpi në Llapushnik të Drenasit, të cilët dyshohet se e kanë dhunuar atë.
Gashi ka thënë se të dielën viktima është raportuar e zhdukur.
“Dje me datën 10 mars, viktima (fëmijë), është raportuar si person i zhdukur në stacionin policor në Malishevë. Policia ka identifikuar lokacionin ku gjendet, ku dyshohet se është dhunuar, janë arrestuar dy të dyshuar dhe pas intervistimit me urdhër të janë ndaluar për 48 orë, rasti është duke u hetuar,” deklaroi ai.