Policia e Kosovës në raportin ditor të datës 21 mars 2023 ka njoftuar se është arrestuar një person i cili dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.
Në njoftimin e policisë u bë e ditur se i dyshuari ka pranuar se ka kryer një veprim të tillë dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë intervistës i njëjti ka pranuar se ka kryes marrëdhënie me viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – shkruhet në raport.
Sipas gazetës Sinajli i dyshuari 35-vjeçar ka pranuar jo vetëm kryerjen e veprës por edhe video-incizimin e aktit.