Është arrestuar dhe ndaluar personi që ushtroi dhunë mbi tri vajza në Prishtinë. Lajmin e bëri të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka konfirmuar se personi është dërguar për mbajtje për 48 orë, raporton Kosova Press.
Përmes kësaj komunikate, Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj tij është inicuar rast për kryerjen e veprës penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “ngacmim seksual”.
Rasti ka ndodhur me datën 1 shtator 2021, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë rreth orës 19:00.