Një zyrtar policor është arrestuar pasditën e sotme nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Polici dyshohet se ka kryer veprën penale të sulmit seksual me një të mitur.
Menjëherë pas marrjes së informacionit në lidhje me këtë rast hetuesit e IPK-së kishin filluar procedurat hetimore ndaj policit. Me të ndarë informacionet me Prokurorinë Themelore në Gjilan, këta të fundit menjëherë kanë autorizuar IPK-në për fillimin e hetimeve ndërsa me kërkesë të prokurorisë dhe leje të Gjykatës në Gjilan janë kryer edhe masat e fshehta ndaj policit, raporton kallxo.com.
Ndaj të njëjtit janë siguruar edhe prova materiale që dëshmojnë se ka kryer veprën penale.
Me të pranuar informacionet në lidhje me rastin Prokuroria në Gjilan ka kërkuar arrestimin e policit.
Arrestimi i policit u bë në rrugë pasi nuk ishte në punë ndërsa është dërguar në Stacionin Policor në Kamenicë për intervistim.