Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Artistja që po promovon feminizmin dhe shëndetin mendor përmes artit

QIKA 7.9.2021

Për vite me radhë Sravya Attaluri, një fëmijë i rritur jashtë vendit ku është lindur, luftoi që të përshtatet dhe të kuptojë vendin e saj në shtetet e huaja ku ajo u rrit.

Sot kjo artiste 25-vjeçare me ngjyrë, me vëmendje të madhe në mediat sociale, përdor vepra arti feministe për të avokuar për shëndetin mendor dhe pozitivitetin e trupit, ndërsa vizaton në mënyrë aktive lëkurën ngjyrë kafe për t’u lidhur me njerëzit që duken si ajo.

Attaluri u lind në Hyderabad të Indisë dhe më pas familja e saj u transferua në Kore e pastaj në Hong Kong. “Unë jam rritur duke udhëtuar shumë dhe kur e bëni këtë filloni të vini në dyshim identitetin tuaj”, tha ajo.

“Ndonjëherë ndjehem sikur mund të shoqërohem me të gjitha kulturat ndaj të cilave jam ekspozuar, por në të njëjtën kohë ndihem sikur nuk i përkas asnjërës”, shtoi ajo.

Attaluri tentoi të mësonte gjuhët e vendeve ku jetonte, por nuk mund t’i fliste rrjedhshëm. Këtu erdhi në ndihmë dashuria e saj për artin. “Arti ishte një mënyrë me të cilën mund të komunikoja me këdo dhe është universale. Kështu arti u bë gjuha ime”, tha ajo.

Ajo themeloi një platformë të quajtur Draw For Mental Health (Vizato për Shëndetin Mendor) e cila synon të fuqizojë artistët për të thyer tabunë rreth sëmundjeve të shëndetit mendor.