Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Avokati i Popullit bën përgjegjës shtetin për vrasjen e Sebahate Morinës

QIKA 29.4.2021

Zyra e Avokatit të Popullit ka përpiluar raportin lidhur me rastin e vrasjes së Sebahate Morinës nga ish-bashkëshorti i saj L.S, më 14 mars 2021 në lagjen Emshir. Kështu, L.S kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të Sebahate Morinës, ku më pas kishte vrarë edhe veten. Në raport thuhet se si pasojë e dhunës së vazhdueshme në familje, palët kishin filluar procedurat e shkurorëzimit. Tashmë e ndjera, Sebahate Morina, kishte raportuar dy herë rastin e dhunës në familje, por autoritetet përkatëse nuk e kishin trajtuar rastin me seriozitet.

Raporti gjen po ashtu se Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në Kosovë në këtë rast nuk janë respektuar.

Avokati i Popullit lë përgjegjës institucionet shtetërore, që nuk e kanë trajtuar rastin me seriozitet duke bërë kështu që ngjarja të përfundojë tragjikisht. Sipas raportit të publikuar, Avokati i Popullit rekomandon që të formohet një komision profesional për vlerësimin e veprimeve të zyrtarëve përgjegjës policorë, të kërkohet nga të zyrtarët e stacioneve policore të cilat përballen me raportimet e dhunës në familje të veprojnë me përputhje me Procedurat Standarde të Veprimit si dhe të veprohet në përputhje me Ligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Raporti i plotë: https://oik-rks.org/2021/04/27/raport-me-rekomandime-ex-officio-nr-1502021-ne-lidhje-me-detyrimet-pozitive-te-shtetit-per-te-drejten-ne-ujete-dhe-mbrojtjen-nga-dhuna-ne-familje/