Më 10 qershor, përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, shtete pjesëmarrëse, lëvizje të grave të reja dhe shoqërisë civile paraqitën hapa strategjik për avancimin e drejtësisë dhe barazisë gjinore, si dhe agjencisë së grave, në panelin Avancimi i Barazisë Gjinore dhe Fuqizimi i Grave në Kundërpërgjigjen ndaj AIDS, e mbajtur në një ndër mbledhjet e larta të Kombeve të Bashkuara për AIDS.
Pavarësisht progresit domethënës në kundërpërgjigjen ndaj HIV-it, epidemia vazhdon të ketë goditje të rënda ndaj grave dhe vajzave. Kjo ishte një mundësi për të reflektuar realitetet e grave dhe vajzave në gjithë diversitetin e tyre, në kontekstin e kundërpërgjigjes ndaj HIV-it dhe një mundësi për të ndarë rekomandime të mëtejme mbi barazinë gjinore.
Kjo ngjarje erdhi me një premtim të ri global nga liderët botërorë për reduktimin e numrave vjetor të infektimeve të reja me HIV dhe të vdekjeve të ndërlidhura me AIDS, për eliminimin e infektimeve të reja tek fëmijët, për t’i dhënë fund HIV-it pediatrik dhe eliminimit të të gjithave formave të diskriminimit të ndërlidhura me HIV, deri në vitin 2025. Qeveritë nuk i arritën objektivat e vendosura në vitin 2016 për reduktimin e numrit të vajzave adoleshente dhe grave të reja të moshave 15-24 vjeç të bëhen rishtazi të infektuara me HIV, në një numër vjetorë 100,000, deri në vitin 2020.
Phumzile Mlambo-Ngcuka, drejtorja ekzekutive e UN Women, theksoi punën e madhe e cila akoma duhet bërë, sidomos me sfidat e njëkohshme të dhunës mbi baza gjinore, COVID-19 dhe HIV-it, dhe rritjes së dhunës kundër grave dhe vajzave gjatë kohës së izolimit, e cila ishte rritur deri në 500% në disa vende.
Nadine Gasman, Presidente e Institutit Kombëtarë Për Gratë, Meksikë, ndau praktikat më të mira nga Meksika, ku autoritetet komunale dhe shoqëria civile kanë punuar së bashku për të përmirësuar qasjen në shërbime kualitative kundër HIV-it për popullsinë e lënë pas dore, si njerëzit transgjinorë dhe qasjen në shërbime shëndetësore të integruara të HIV-it, shërbime të shëndetit seksual dhe riprodhues për gratë të cilat jetojnë me HIV, për burrat gej, burrat e tjerë të cilët bëjnë seks me burra dhe personat të cilët injektohen me droga.
Paneli theksoi se shumë gra, vajza dhe komunitetet me gjini diverse më të rrezikuar të preken dhe të jetojnë me HIV, janë duke u lënë pas dore në testimet HIV, trajtimet dhe shërbimet për kujdes. Gratë dhe vajzat vazhdojnë të ballafaqohen me forma të ndërthurura të diskriminimit, stigmës, dhunës dhe kriminalizimit.
Shqetësim i veçantë u ngrit për vajzat adoleshente dhe gratë e reja në Afrikën e sub-Saharës, të cilat mbesin në rrezik të pa tolerueshëm ndaj HIV-it. Në vitin 2020, gjashtë prej shtatë rasteve të reja të HIV-it tek adoleshentët e moshave 15 – 19 vjeç të regjionit ishin vajza. Pjesëmarrësit e panelit theksuan rëndësinë e arsimit, e sidomos përfundimin e arsimit sekondarë nga vajzat, si një pikë e fuqishme fillestare për parandalimin e HIV-it, për barazi gjinore, një ambient gjithëpërfshirës pa stereotipe, për fuqizim ekonomik dhe parandalim të dhunës me baza gjinore.
Education Plus, një iniciativë e re e bashkë udhëhequr nga krerët e UNAIDS, UN Women, Fondi për Popullsinë i Kombeve të Bashkuara, Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara, dhe Fondi për Fëmijët i Kombeve të Bashkuara, bëri thirrjen për një aksion politik të nivelit të lartë për fuqizimin e vajzave dhe grave të reja në Afrikën e sub-Saharës, për reduktim urgjent të HIV-it, e cila është cilësuar si një përgjigje e nevojshme dhe e kohës së duhur. Shumë njerëz kanë theksuar nevojën e vendosjes së barazisë gjinore në zemër të përpjekjeve kundër HIV-it, angazhimit të vazhdueshëm dhe përfshirjes së vajzave adoleshente dhe grave të reja në të gjitha nivelet vendimmarrëse.
Thirrjet për aksion kanë theksuar rëndësinë e rritjes së investimeve për ndërhyrje transformuese gjinore dhe për mbështetje të lëvizjeve rinore si përgjigje kundër HIV-it, rëndësinë e reformave ligjore dhe politike sa i përket ligjeve për pëlqimin prindërorë të cilat cenojnë të drejtën e adoleshentëve ndaj shërbimeve shëndetësore. Këto thirrje theksojnë rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit seksual dhe riprodhues, e të drejtave të të gjitha grave dhe vajzave adoleshente dhe rëndësinë e zmadhimit të programeve preventive të HIV-it dhe angazhimin e burrave dhe djemve të rinj në transformimin e normave të dëmshme gjinore dhe në promovimin e maskulinitetit pozitiv.
Thënje
“Jemi afër përfundimit të AIDS-it sesa kurrë më parë, por HIV-i nuk ka përfunduar, me një numër të papranueshëm të infektimeve të reja te vajzat adoleshente dhe gratë e reja në Afrikën e sub-Saharës. Nëpërmjet Generation Equality do të marrim aksione urgjente sa i përket çështjeve kyçe, duke përfshirë autonominë e grave mbi trupin e tyre dhe dhunën mbi baza gjinore, duke punuar në solidaritet nëpërmjet një koalicioni të qeverive, shoqërive civile, organizatave feministe dhe rinore, sektorit privat, dhe organizatave filatropike dhe ndërkombëtare. Duke punuar së bashku në adresimin e pabarazive gjinore, mund të qojmë deri në një ndryshim afatgjatë dhe sistematik.” – PHUMZILE MLAMBO-NGCUKA EXECUTIVE DIRECTOR, UN WOMEN
“Çdo diskutim mbi agjencinë e gruas dhe pjesëmarrjes së plotë të saj në vendimmarrje për përforcimin e parandalimit të HIV-it dhe kundërpërgjigjes ndaj AIDS-it duhet të bazohet në përmbushjen e elementeve kryesore për fuqizimin e grave të cilat përshkojnë sigurinë e tyre arsimore, shëndetësore dhe ekonomike. Kjo do të thotë respektim dhe mbrojtje të plotë të të drejtave dhe të shëndetit seksual dhe riprodhues të tyre. ” – NADINE GASMAN PRESIDENT OF THE NATIONAL INSTITUTE FOR WOMEN, MEXICO