Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

“Bijat i shesim, votat i qesim”, grafiti seksist në muret e shtëpisë së deputetes

QIKA 21.4.2021

Në pjesët e murit rrethues të shtëpisë ku banon deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca, disa persona të panjohur kanë shkruar grafitin “BIJAT I SHESIM, VOTAT I QESIM”.

Grafiti me përmbajtje seksiste i drejtohet familjes së deputetes Grainca, vota e së cilës përcaktoi zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente më 4 prill.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është raportuar mbrëmë dhe se hetimet kanë filluar.

Adelina Grainca, u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës por, rreth dy javë ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në ditën e zgjedhjes së Osmanit presidente, ajo zgjodhi të ndërronte subjektin politik duke kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.