Jean-Claude Rochefort, blogeri anti-feminist që postoi artikuj në internet disa muaj para 30 vjetorit të masakrës në Ecole Polytechnique de Montréal, u shpall fajtor të premten për nxitje të urrejtjes ndaj grave.
73-vjeçari, banor i Montrealit, e përshkroi shkrimin e tij në internet të publikuar para tre vitesh më parë si satirë, ekzagjerime dhe përpjekje për të tallur mendimet e feministeve që ai i konsideronte si shumë të ngurta në këndvështrimet e tyre. Por ndërsa gjyqtari i Gjykatës së Lartë Pierre Labrie lexoi vendimin e gjykatës, ai përsëriti disa herë se nuk i besonte Rochefort.
“Gjykata konstaton se shpjegimet ishin të thjeshta dhe jo të besueshme. Urrejtja ndaj grave ishte emëruesi i përbashkët në atë që z. Rochefort postoi”, tha gjyqtari. “Për të përcaktuar nëse z. Rochefort ka nxitur vullnetarisht urrejtje ndaj grave, gjykata duhet t’i shikojë deklaratat e tij nga një këndvështrim objektiv, por gjithmonë duke marrë parasysh edhe rrethanat në të cilat ato janë bërë, mënyrën dhe tonin e përdorur. Këtu rrethanat janë të rëndësishme”, shtoi ai.
Marc Lépine, personi i armatosur që me 6 dhjetor 1989 vrau 14 gra në Ecole Polytechnique, kishte një letër brenda xhaketës së tij ku thuhej se kishte për qëllim të vriste feministët. Më 5 dhjetor 2019, Rochefort postoi një foto të Lépine duke mbajtur një armë ndërsa qëndronte përpara një grupi të grave., ku shkroi: “Përgatitja për 6 dhjetorin. Gëzuar 6 dhjetorin. Dita ndërkombëtare e Marc Lepine. Tashmë të gjithë burrat duhet ta kenë të dekoruar shtëpitë e tyre. Dritat duhet të jenë të ndezura. Kartolinat e dërguara, pushkët të lëmuara”.
Lënda do të hyjë në fazën e dënimit më 5 tetor.