Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Burrat nën 30 vjeç mbështesin më pak të drejtat e grave

QIKA 6.10.2022

Një studim i ri i botuar në revistën Frontiers in Political Science, që anketoi 32,469 njerëz në 27 vendet e BE-së, zbulon se të rinjtë e shohin veten në konkurrencë me gjininë e kundërt.

Studimi i bërë në mbarë BE-në sugjeron se ndërkohë që demokracitë perëndimore kanë punuar çdo herë e më shumë drejt barazisë gjinore, përsëri ka një rritje të seksizmit modern.

Sipas hulumtimit, burrat nën 30 vjeç pranojnë më pak të drejtat e grave sesa ata më të vjetër, për më tepër, të rinjtë kanë më shumë gjasa të shohin përparimin e grave të bërë në kurriz të tyre, kjo është më e spikatur në zonat ku papunësia është më e lartë.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se si një ndjenjë e perceptuar e padrejtësisë dhe konkurrencës midis burrave dhe grave ndikon në qëndrimet politike dhe në votim.

Të anketuarve iu kërkua të deklaronin se deri në çfarë mase ata pajtohen me deklaratën se promovimi i të drejtave të grave dhe vajzave ka shkuar shumë larg sepse kërcënon mundësitë e burrave dhe djemve.

“Rezultatet tregojnë se të rinjtë e moshës 18 deri në 29 vjeç më së shpeshti pajtohen me këtë deklaratë në sondazhin tonë,” tha znj. Off, njëra nga hulumtueset e studimit.