Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Burri nga Kosova dyshohet se vrau ish-bashkëshorten në Austri

QIKA 7.4.2026

Një burrë 47-vjeçar me prejardhje nga Kosova është arrestuar të dielën në Austri, nën dyshimin se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij 39-vjeçare, raportojnë mediat austriake.

Sipas raportimeve fillestare, trupi i pajetë i viktimës është gjetur në kopshtin e shtëpisë së saj. Mediat austriake raportojnë se gruaja kishte plagë të shkaktuara nga mjet i mprehtë dhe armë zjarri, transmeton Ekonomia Online.

I dyshuari, që sipas raportimeve është ish-bashkëshorti i viktimës, ndodhet në paraburgim, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.