Rebecca Welch, 37 vjeçarja nga Durham, është gruaja e parë e përzgjedhur për të arbitruar ndeshjet e burrave në Ligën e Futbollit Anglez. Ajo do të arbitrojë lojën e Harrogate Town kundër Port Vale të hënën e ardhshme. Ky është standardi më i lartë i arritur përgjatë historisë së futbollit që premton progres të mëtutjeshëm.
Welch kishte qenë dy herë arbitre në finalen e Kupës së Futbollit të Grave. Sipas saj përzgjedhja për ligën e burrave ishte arritja më e madhe gjatë karrierës së saj 10 vjeçare si zyrtare e ndeshjeve, raporton The Guardian. Megjithëse ka një numër të grave të regjistruara si ndihmës gjyqtare në Ligën e Futbollit Anglez, ka pasur shqetësime lidhur me progresin e ngadaltë të zgjedhjes së gjyqtareve gra në Angli.
Shoqata e Futbollit pohon se ka pasur rritje në numrin e gjyqtareve gra që nga formimi i Supërligës së Grave për 76% midis 2016 dhe 2020.