Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Deputetet gra në Azi-Paqësor përballen me dhunë dhe ngacmime seksuale

QIKA 26.3.2025

Poltikanet në vendet si Australia, India, Laosi dhe Mongolia përballen me shkallë të lartë të abuzimit, seksizmit, ngacmimeve seksuale dhe dhunës, sipas raportit “Seksizmi, ngacmimet dhe dhuna ndaj grave në parlamentet në rajonin e Azi-Paqësorit”, të publikuar nga Unionit Ndër-Parlamentar (IPU).

Bazuar në intervistat me 150 deputete gra dhe staf parlamentar në 33 vende të rajonit, përfshirë Australinë, Mongolinë, Indinë, Indonezinë, Laosin, Fixhin dhe Mikronezinë, studimi zbuloi se 76% e deputeteve dhe 63% e stafit kishin përjetuar dhunë psikologjike me bazë gjinore, me 60% të deputeteve që thanë se ishin prekur online nga gjuha e urrejtjes, abuzimit përmes pamjeve dhe dezinformimit.

Një në katër gra ka raportuar se ka përjetuar dhunë seksuale. Më shumë se gjysma e këtyre ngacmimeve kishin ndodhur në hapësirat e parlamenteve dhe janë kryer nga deputetët burra.

Disa gra të anketuara deklaruan se ishin sulmuar seksualisht.

Sipas raportit, këto akte shpesh përdoren për të delegjitimuar praninë e grave në politikë dhe për t’i detyruar ato të heshtin.

Deputetet e anketuara, të cilëve u garantohej anonimiteti, përshkruan parlamentet si hapësira të përshkruara nga mizogjinia dhe ngacmimet rutinë. Një deputete kujtoi një koleg burrë që votën për të ia kishte kushtëzuar me shfaqjen e së brendshmeve të saj.

Një deputete tjetër tregoi se eprori i saj u përpoq të më fuste me forcë në dhomën e tij të hotelit, duke i pëshpëritur në vesh, ‘A mund të të prek?”

Një grua e tretë u pyet nga një koleg burrë: “Pse nuk qëndron në shtëpi dhe në kuzhinë me fëmijët?”

Një anëtare e stafit parlamentar raportoi gjithashtu se në zyrën e saj gratë deputete mbanin një listë jozyrtare të parlamentarëve burra të rrezikshëm për të paralajmëruar njëri-tjetrin në lidhje me shkelësit e përsëritur.

“Dhuna ndaj grave dhe seksizmi në politikë janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë,” tha Martin Chungong, Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Ndër-Parlamentar (IPU), organizata globale e legjislaturave me bazë në Gjenevë.

Brigitte Filion, autorja e raportit, tha se ishte e shqetësuar nga rreziku serioz me të cilin përballen gratë në parlament. “Niveli i kërcënimeve, traumave psikologjike online dhe offline, ngacmimi seksual dhe vepra të tjera ka shumë pasoja për sigurinë e tyre dhe aftësinë e tyre për të përmbushur rolet e tyre. Rreziqet për gjeneratat e ardhshme janë të dukshme: kjo mund të dekurajojë gratë e reja që të përfshihen në politikë.”, tha ajo.

Gratë më të reja dhe ato me prejardhje minoritare raportuan norma disproporcionalisht më të larta të abuzimit.

Filion tha se ndërsa disa parlamente në rajonin e Azisë-Paqësorit kishin prezantuar sisteme raportimi konfidenciale dhe shërbime mbështetëse për të trajtuar dhunën me bazë gjinore, asnjë nga vendet e anketuara nuk kishte miratuar legjislacion që trajton në mënyrë specifike dhunën ndaj grave në politikë. Sipas Bankës Botërore, vetëm 16 nga 37 vende të rajonit kanë ligje në fuqi për të trajtuar ngacmimet në vendet e zakonshme.

Kujtojmë se një hulumtim i mëparshëm i IPU-së zbuloi se rreth 80% e deputeteve në mbarë botën kanë përjetuar dhunë psikologjike, duke përfshirë komente poshtëruese seksiste, ndërsa 20% e pjesëmarrëseve në nivel global raportuan se kishin përjetuar dhunë seksuale.

Raportin e plotë e gjeni këtu.