Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Kllokot, pasi dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.
Rasti ka ndodhur në orët e para të së martës në një motel.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Ky është vetëm një nga rastet e shumta të dhunimeve që janë raportuar së fundmi në Kosovë.