Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Disa persona dyshohen se droguan dhe dhunuan një vajzë të mitur

QIKA 4.11.2024

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës së 3 nëntorit në kryeqytet. Dyshohet se një vajzë 14-vjeçare është dhunuar nga disa persona.

Gazeta Sinjali bën të ditur se viktima është një vajzë e moshës 14-vjeçare, e cila ka rrëfyer në Polici se pesë persona e kanë droguar dhe më pas e kanë dhunuar seksualisht. Ky rast ka ndodhur pas mesnate në një objekt në ndërtim e sipër në Prishtinë.

Personat e dyshuar nuk janë identifikuar ende nga policia dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit hetimet tashmë janë iniciuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Kurse sipas raportit të policisë, thuhet se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, me vendim të prokurorit.