Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Dita e Diskriminimit Zero

QIKA 1.3.2022

Diskriminimi është  i pranishëm në shoqëri si një e keqe e që nxjerr në pah defektin themelor në të kuptuarit tonë për njerëzit. Si njerëz, ne jemi të ndarë në kategori të ndryshme në bazë të identitetit gjinor, racës, klasës, orientimit seksual, seksit, profesionit, të ardhurave, etj.

Dita e Diskriminimit Zero festohet çdo vit me 1 mars për të luftuar mentalitetin që përçanë grupe të ndryshme dhe nxitë urrejtje. Kjo ditë u përmend për herë të parë nga Michel Sidibe, drejtor i UNAIDS, në dhjetor të vitit 2013, ndërsa një vit më vonë u shënua si ditë ndërkombëtare. UNADIS nisi këtë në përkrahje dhe përkujdesje për personat që jetojnë me HIV/AIDS të cilët përballen me diskriminim vetëm për shkak sëmundjes së tyre, shkruan News18.

Kurse në Indi, në këtë ditë gjeti mbështetje lëvizja LGBTIQ+ për të shfuqizuar seksionin 377 që kriminalizonte homoseksualitetin në vend. 1 Marsi nuk mbeti vetëm si një ditë ndërkombëtare, por një platformë ku njerëzit nga komunitete të ndryshme ngrisin zërin kundër diskriminimit.

Këtë vit, tema për Ditën e Diskriminimit Zero është “Hiq ligjet që dëmtojnë, krijo ligje që fuqizojnë.” Tema nënkupton nevojën e zjarrtë për të luftuar dhe për të ndërmarrë veprime kundër ligjeve të panumërta diskriminuese në shumë vende që rezultojnë në trajtimin e njerëzve ndryshe. Përderisa disa ligje dëmtojnë të drejtat e njeriut, disa duket se gjymtojnë liritë themelore në shoqëri.

Simboli zyrtar që përfaqëson këtë ditë është një flutur që shpërndahet gjerësisht në platforma të ndryshme të mediave sociale së bashku me lëvizjen që mbështetet. Dita e Diskriminimit Zero nxit lëvizjet kundër ligjeve që zgjedhin dhe i bëjnë njerëzit fajtorë vetëm për atë se kush janë, nga janë, çfarë bëjnë ose kë duan, dhe bashkojnë individë me qëllime të njëjta, pa dallim, për të mposhtur diskriminimin.