Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Dita Ndërkombëtare e Gruas nëpër botë

QIKA 14.3.2022

Dita Ndërkombëtare e Gruas, këtë vit u shënua në vende të ndryshme të botës, ku përmes marsheve e aksioneve simbolike u protestua për një botë më të drejtë e më të barabartë për të gjithë.

Foto nga shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Gruas 2022 nëpër botë:

Një grua, e cila iku nga Ukraina, mban tulipanët që i mori nga një prift katolik për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, teksa ecën në stacionin e trenit në Przemysl, Poloni, 8 mars 2022.

Personeli i Forcave të Sigurisë Kufitare Indiane (BSF) nga ekipi i motoçikletave të grave “Sema Bhawani” ngasin motoçikletat e tyre Royal Enfield gjatë udhëtimit të ekspeditës BSF Seema Bhawani Shaurya-Fuqizimi në Portën e Indisë në Nju Delhi në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 mars 2022.

Anëtarët e Shoqatës së Grave Demokratike të Gjithë Indisë (AIDWA) mbajnë pankarta duke kërkuar të drejta më të mira të grave dhe zgjidhje të çështjeve të fermerëve gjatë një demonstrate në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Amritsar, Mars 2022.

Studentët e mjekësisë nga Spitalet Kamineni mbajnë pankarta teksa marrin pjesë në një tubim për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin e grave në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Hyderabad, Indi, 8 mars 2022.