Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Diversiteti në sektorin e ndërtimtarisë në Australi mund të zhdukë seksizmin dhe të rregullojë mungesën e fuqisë punëtore

QIKA 21.7.2022

Në Australi sektori i ndërtimtarisë është i dominuar nga burrat, por për të adresuar mungesat kronike të fuqisë punëtore ka një shtytje që e ardhmja e kësaj industrie të jenë gratë.

Shoqata Kombëtare e Grave në Ndërtimtari (NAWIC) ka një synim që gratë të përbëjnë 25% të industrisë deri në vitin 2025. Gratë aktualisht përbëjnë vetëm 13% të fuqisë punëtore të industrisë së ndërtimit dhe  prej tyre, vetëm 2% janë në tregti, ndwrsa 11% të grave punojnë në administratë dhe role mbështetëse.

Një studim i vitit 2018 i porositur nga Taskforca e Kulturës së Industrisë së Ndërtimit (CICT) zbuloi se çështjet kulturore në industri i kushtojnë ekonomisë australiane gati 8 miliardë dollarë në vit për shkak të lëndimeve në vendin e punës, sëmundjeve mendore, vetëvrasjeve, orëve të gjata të punës dhe mungesës së diversitetit. Sipas një sondazhi të NAWIC, kohët e fundit 73% e grave në industri thanë se kishin përjetuar sjellje agresive dhe bullizim gjatë punës, raporton ABC News.

Taskforca zbuloi gjithashtu se, nëse industria nuk ndryshon praktikat e saj aktuale siç janë orët e gjata të punës, shëndeti i dobët mendor dhe mungesa e diversitetit – mund të mos jetë në gjendje të japë projekte në kohë dhe me buxhet.