Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Dokumentari i gazetares nga Kosova nominohet në festivalin amerikan “Women Vocies Now”

QIKA 23.2.2022

Gazetarja Vjosa Çerkini nga Kosova, ka arritur që me dokumentarin e saj “Sot, për nesër” të realizuar në bashkëpunim me Kosovo 2.0, të jetë pjesë e festivalit “Women Vocies Now” në Los Angeles të ShBA-së. Dokumentari paraqet hulumtimin e Vjosës për gratë e moshës së mesme në tregun e punës, dhe trajton diskriminimin ndaj tyre, dhe është nominuar në kategorinë “Best Short Documentary”.

Në një intervistë për Radio Plus, Çerkini ka thënë se është befasuar kur është njoftuar për nominimin e dokumentarit. “ Ka qenë një surprizë për mua, dhe ndihem shumë e vlerësuar. Është mirë të shohësh se edhe nëse e realizon një punë shumë të vogël  në Kosovë, vlerësohet ndërkombëtarisht”, ka thënë Çerkini.

“Në këtë dokumentar paraqitet edhe puna “në të zezën” që detyrohen gratë ta bëjnë për shkak që nuk arrijnë të gjejnë punë në Kosovë. Jam e lumtur që dokumentari ka pasur ndikim që kjo të diskutohet në shoqërinë tonë”, ka shtuar ajo. Për Vjosën, ky është dokumentari i parë, dhe ka arritur të jetë pjesë e listës finale të nominimeve në festivalin “Women Vocies Now” në Los Angeles të ShBA-së.

Nga 1 marsi deri më 31 do të shfaqen të githa dokumentaret, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 24 mars, raporton Radio Plus.