Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Donjeta Rexhbogaj dhe Bubulina Peni marrin çmimin e dytë për agro-gazetari

QIKA 1.9.2025

Donjeta Rexhbogaj dhe Bubulina Peni kanë fituar çmimin e dytë në garën e agro-gazetarisë, organizuar nga Caritas Switzerland in Kosovo, me artikullin “Nën qiellin që ndryshon, gratë bartin mbi supe ndryshimet klimatike në bujqësi” që është mbështetur dhe publikuar fillimisht në QIKA.

Artikulli “Nën qiellin që ndryshon, gratë bartin mbi supe ndryshimet klimatike në bujqësi” sjell rrëfime të grave si Kimete Hoti dhe Havushe Bunjaku, të cilat, përveç sfidave të përditshme të punës në bujqësi, përballen edhe me ndikimin e drejtpërdrejtë të ndryshimeve klimatike. Përmes historive të tyre, artikulli trajton mënyrat se si reshjet e pandërprera, thatësirat dhe variacionet e temperaturës prekin cilësinë e prodhimeve, rrisin kostot e punës dhe e bëjnë mbijetesën në këtë sektor edhe më të vështirë.

Lajmin për këtë e kanë bërë të ditur vetë Donjeta dhe Bubulina, të cilat shkruajnë se shpresojnë që të ngritët vetëdija dhe përkrahja institucionale për gratë në bujqësi në mënyrë që të jenë më të përgatitura në përballjen me ndryshimet klimatike.

“Ky çmim nuk është veç nder për neve por edhe motivim me vazhdu me tregu për fuqinë e grave në Kosovë. Historitë që i kemi rrëfy në artikullin tonë tregojnë qysh gratë që merren me bujqësi në Kosovë sakrifikojnë, përballojnë sfida e kurrë nuk dorëzohen karshi kushteve të pafavorshme dhe problemeve”, shkruajnë ato në rrjetin social Facebook.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.