“Dorezat rozë” janë iniciativa më e re e dy burrave gjerman Eugen Raimkulow dhe Andre Ritterswürden. Këto dorëza janë për një përdorim dhe shërbejnë për të hequr tamponin në mënyrë që të “mos i bëjmë pis duart”. Një pako e këtyre dorezave higjienike kushton 11,96 € dhe ka 48 copë.
Kompani të shumta ka kohë që trillojnë produkte higjienike për gratë në mënyrë që të përfitojnë financiarisht nga to. Prandaj, disa nga këto produkte janë shpenzim i kotë parash dhe disa të tjera janë të rrezikshme për shëndetin.
Ideatorët e këtij produkti nuk e patën të vështirë të gjejnë fonde, madje biznesmeni Ralf Dümmel vendosi të investonte 30,000 € për këtë produkt që sipas tij ishte iniciativë interesante. Mirëpo, në rrjetet sociale ndodhi e kundërta, njerëzve nuk u dukej interesante, dhe madje patën reagime negative kundrejt qëllimit të kompanive për të stigmatizuar dhe monetarizuar çdo gjë që lidhet me higjienën menstruale. Pas këtyre reagimeve kompania kërkoi falje në Instagram nën arsyetimin se ky nuk ishte qëllimi i tyre.