Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

E drejta kushtetuese e të “palindurve” do të cenonte të drejtat e grave në SHBA

QIKA 20.4.2021

Ross Douthat në një editorial të New York Times “Çfarë ka përfituar lëvizja pro-jetës?”, adreson mundësinë që Gjykata Supreme në SHBA, tashmë veçse e dominuar nga gjykatës konservatorë të deklaruar kundër abortit, jo vetëm që mund të vendosin më shumë pengesa por edhe të kundërshtojnë radikalisht abortin. Krejt kjo mund të ndodhë nëse kjo gjykatë miraton Amandamentin e 14-të në Kushtetutën e SHBA-së sipas të cilit të palindurit gëzojnë më shumë të drejta se sa çdo grua që bartë fetusin. Çdo humbje e shtatzënisë, qoftë e qëllimshme apo e paqëllimshme, konsiderohet vepër penale.

Douthat deklaron se këto të drejtat që mund të njihen, jo vetëm që do e rikriminalizojnë abortin, por gjithashtu autoritetet shtetërore dhe mjekët do të kenë pushtet në kontrollimin e grave shtatzëna në çdo aspekt të jetës së tyre. Këtë pushtet do të marrin edhe burrat/baballarët, të cilët tashmë kanë kërkuar nga gjykata të drejtat e veçanta për fëmijët e palindur, duke kërkuar ndalimin e lëvizjes së lirë të grave në shtete tjera ose për të kërkuar procedura kirurgjike që parandalojnë abortin.

Me fjalë të tjera, gratë mund të paditen, ose të parandalohen në përfshirje në udhëtime, punë ose ndonjë aktivitet që besohet se rrezikon jetën e të palindurve.

Arrestimet për abort ose humbje të shtatzënisë, nuk po ndodhin vetëm në një vend, por siç ka dokumentuar National Advocates for Pregnant Women në hulumtimet e bëra, kjo tashmë po ndodh në të gjitha Shtetet e Bashkuara. Tani për tani, Adora Perez është e denuar me  11 vjet burgim për “vrasjen e një fetusi” për shkak se fetusi lindi i vdekur. Njësoj edhe Chelsea Becker kaloi 16 muaj në burg për shkak se fetusi lindi i vdekur dhe mbetet e akuzuar për vrasje sepse përjetoi humbje të foshnjës.

Kërkesat për të drejta të veçanta kushtetuese për vezët e fekonduara, embrionet dhe fetuset janë përdorur  për të privuar lirinë e grave  shtatzëna përmes procedurave civile të ndërmarra në përputhje me ligjet civile të mirëqenies së fëmijëve. Gratë  shtatzëna janë mbajtur pa dëshirën e tyre  në pavijone të mbyllura psikiatrike dhe në institucionet e trajtimit. Ato janë mandatuar t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore intime, iu është ndaluar pirja e duhanit dhe u kanë nënshtruar transfuzioneve të gjakut për shkak të kundërshtimeve të tyre fetare.

Ndërsa në New York, Spitali Northwell Health’s Staten Island University, vazhdon të argumentojë se spitalet dhe mjekët janë të detyruar t’u mohojnë pacientëve shtatzëna të drejtat e tyre për vendimmarrje mjekësore dhe integritetin trupor në mënyrë që të mbrojnë të drejtat e të palindurve.