Endrit Nika i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, Maria Clara Urdangaray, është dënuar me 18 vjet dënim me burg.
Nika është shpallur fajtor për veprën penale “vrasje e rëndë”, pasi sipas aktakuzës së Prokurorisë ngarkohej se e kishte shtyrë të dashurën e tij nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë, me ç’rast viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe, përkundër trajtimit mjekësor, ajo kishte ndërruar jetë në QKUK.
Për këtë rast para disa ditësh, Kallxo.com ka publikuar një hulumtim në lidhje me këtë vrasje, ku prezantohen pamje dhe audio-incizime në të cilat flitet për pazare në vlerë rreth 50 mijë eurosh për lirimin nga aktakuza të të akuzuarit Endrit Nika. Në hulumtim u shpërfaqën provat që dëshmojnë se një i zyrtar Policisë qarkulloi paratë e familjes të të dyshuarit tek avokatët.
Hulumtimin e plotë rreth kësaj ngjarjeje e gjeni këtu.