SHBA mund të krenohet me përparimet e saj mjekësore, por kur bëhet fjalë për kujdesin aktual shëndetësor, është shumë prapa shteteve tjera ndërkombëtare. Përderisa konservatorët po vazhdojnë të punojnë për heqjen e të drejtave të kujdesit shëndetësor riprodhues, të tjerët po punojnë për të zgjeruar të drejtat e tilla kudo që të jetë e mundur. FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave) është duke punuar që të lejojë që disa pilula të kontrollit të lindjes të jenë të qasshme pa recetë të mjekut.
HRA Pharma, një kompani farmaceutike franceze, njoftoi se i ka kërkuar FDA-së të autorizonte shitjen e pilulave për kontrollin e lindjeve pa recetë të mjekut, raportoi The New York Times. Në shumicën e vendeve të botës, qasja në kontraceptivë pa përshkrim është e mundur për dekada me radhë. HRA Pharma është duke punuar në këtë kërkesë për 6 vite me radhë.
Frédérique Welgryn, shefi i operacioneve strategjike dhe inovacionit në HRA Pharma, tha për The Washington Post se procesi i rishikimit të FDA ka të ngjarë të zgjasë rreth 10 muaj – megjithëse shumë njerëz shpresojnë se agjencia do ta përshpejtojë procesin, duke pasur parasysh rrethanat.