Sot filloi edicioni i dytë i Festivalit Queer të Prishtinës i cili ka për qëllim të festoj e promovoj artin dhe kulturën queer nëpërmjet një programi të larmishëm e fuqizues. Duke filluar nga 6 shtatori deri më 8 shtator, festivali ofron një program dinamik që përfshin punëtori, shfaqje filmash, koncerte dhe publikimin e librit “Storie të Rezistencës”.
Nata e hapjes do të nisë me Veziren, mbretëreshë dreg nga Shqipëria dhe do të vazhdoj me Bozho Vreqo, artist nga Bosnja dhe Hercegovina, i cili do të performoj këngët sevdah.
Edhe këtë vit festivali do të sjellë artistë dhe pjesëmarrës lokal, rajonal dhe ndërkombëtar, kështu duke siguruar një hapësirë gjithëpërfshirëse dhe diverse.
Pika e takimit dhe qendra për informacion të festivalit është Bubble Pub.
Për më shumë, shikoni programin e plotë të Festivalit Queer të Prishtinës.