Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Filmi ku luan kosovarja Luana Bajrami fiton Çmimin ‘Oscar’

QIKA 16.3.2026

Filmi “Two People Exchanging Saliva”, një bashkëprodhim franko- amerikan, ku luan edhe aktorja dhe regjisorja me origjinë nga Kosova Luana Bajram ka fituar çmimin “Oscar”, në kategorinë filmit më të mirë të shkurtër (Best Live-Action Short Film).

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt më 15 mars 2026 në Dolby Theatre, në Los Anxhelos të SHBA-ve, raporton Kallxo.com.

Regjisorët e filmit “Two People Exchanging Saliva”, Alexandre Singh dhe Natalie Musteata, mbajtën një fjalim të shkurtër pasi morën çmimin “Best Live Action Short Film”.

Ata falënderuan Akademinë  dhe ekipin e filmit për mbështetjen ndaj një projekti të pazakontë dhe një produksioni ku shumica e ekipit ishin gra.

Regjisorja Musteata përmendi gjithashtu producentët dhe aktoret që ndihmuan në realizimin e filmit, duke treguar edhe vendin nga vjen Luana Bajrami.

Filmi i shkurtër, “Two People Exchanging Saliva” (Dy persona që shkëmbejnë pështymën), është një bashkëprodhimin midis Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me titull origjinal “Deux personnes échangeant de la salive”.

Në film Luana Bajrami luan rolin e Malaises.

Për suksesin e aktores Bajrami ka reaguar edhe Qendra Kinematografike e Kosovës.

Sipas njoftimit të QKK-së, suksesi i Bajramit është një moment i veçantë për kinemanë kosovare është pjesëmarrja e aktores Luana Bajrami, e cila është pjesë e kastit të këtij projekti fitues.

“Pas sukseseve të vazhdueshme në skenën ndërkombëtare të filmit, Bajrami vazhdon të përfaqësojë me dinjitet talentin e artistëve kosovarë në industrinë botërore të kinemasë”- thuhet në njoftimin e QKK-së.