Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Flutura Kusari padit Mentor Llugaliun për ngacmim online trevjeçar

QIKA 20.6.2025

Aktivistja dhe juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari, ka njoftuar se ka ushtruar kallëzim penal ndaj të pandehuri Mentor Llugaliu për ngacmim të obsesionuar online trevjeçar. Ai për tre vite duke publikuar të paktën 101 postime në Facebook të cilat kanë gjeneruar mbi 42,000 pëlqime, 700 shpërndarje dhe 2,200 komente.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë Kusari. Në një postim në rrjetin e saj social Facebook ajo shkruan: “Kjo vëmendje e padëshirueshme dhe e vazhdueshme nga ana e tij përmes postimeve denigruese është bërë me qëllim të më ngacmojë, të më frikësojë dhe të më sjellë shqetësim emocional mua dhe familjes time, gjë që ai ia ka arritur me sukses.

Ngacmimi me përmbajtje edhe kërcënuese dhe seksuale dhe përndjekja trevjeçare online në mënyrë obsesive nga i pandehuri Llugaliu, është bërë në shenjë hakmarrjeje për aktivizmin tim në monitorimin e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të RTK-së ku ai ka dështuar të bëhet anëtar.”

Kallëzimin penal Kusari e ka deponuar pranë Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

“Për tre vite kam hezituar të ushtroj kallëzim penal sepse vepra penale e ngacmimit është e re dhe sepse jam frikësuar që kallëzimi penal do ta nxisë të pandehurin Llugaliu që të më ngacmojë edhe më shumë. Kam vendosur të filloj procedurën penale kundër tij pasi ai filloi të targetojë nënën dhe bashkëshortin tim. Ata nuk duhet të pagujnë çmim për aktivizmin tim”, shton tutje Kusari, teksa ka publikuar kallëzimin penal dhe shtojcat e padisë që përfshijnë statusat me përmbajtje ngacmuese të publikuar nga i pandehuri Llugaliu, si screenshot; tekstet, datat dhe linqet e statusave ngacmues të publikuar; si dhe letrën mbështetëse nga 13 organizata ndërkombëtare të botuar sot.

Kallëzimin penal dhe shtojcat i gjeni këtu.