Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gazetari Valon Syla dërgohet në mbajtje, dyshohet për dhunë në familje

QIKA 29.6.2025

Gazetari Valon Syla është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për dy vepra penale, “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”. Ai po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, e ka konfirmuar ndalimin e Valon Sylës. “Po”, është përgjigjur shkurt kryeprokurori Gashi kur është pyetur nga “Betimi për Drejtësi” lidhur me ndalimin e Sylës.

Aktualisht, Valon Syla është drejtor i gazetës “Metro” dhe analist televiziv.