Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gjendet pas pesë ditësh vajza e zhdukur në Gjakovë, deklaron se është dhunuar seksualisht

QIKA 31.8.2021

Një vajzë e raportuar si e zhdukur më 26 gusht është paraqitur në orët e para të ditës së sotme në stacionin policor në Gjakovë dhe e njëjta ka deklaruar se është dhunuar nga një burrë.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është nën hetime.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR – I GJETUR/DHUNIM /Gjakovë 26.08.2021 – 00:05. Më 31.08.2021 është paraqitur në stacion viktima femër kosovare që ishte raportuar e zhdukur dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime.