Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gjykatësi i Luizianës pezullon përkohësisht ligjin që ndalon abortin

QIKA 19.7.2022

Abortet janë përsëri të ligjshme në Luiziana meqë gjykata shtetërore ka urdhëruar shtetin që të ndaloj kriminalizimin e abortit. Urdhri i gjykatës lejon që shërbimet e abortit në shtet të rifillojnë të paktën deri më 18 korrik, kur është caktuar një seancë për të shqyrtuar nëse duhet të lëshohet një urdhër paraprak.

Muajin e kaluar u kriminalizua aborti edhe në Luiziana pas heqjes së drejtës kushtetuese. Prokurori i shtetit i kishte kërkuar Gjykatës Supreme që të ndërhynte në këto vendime, megjithatë Gjykata e ktheu atë në gjykatat më të ulëta. Ndërsa po këto gjykata nuk e morën parasysh kërkesën meqë konsideronin se nuk kishin autoritet të ndërhynin në kompetencat e ligjvënësve. Kjo lëvizje hapi rrugë që shteti të kriminalizoj abortin dhe të mbyllen klinikat menjëherë.

Ndalimi i abortit mbeti në fuqi deri në vendimin e gjykatësve Baton Rouge dhe Donald Johnson, të martën, të cilët e hodhën poshtë atë. Qendra për të Drejtat Riprodhuese, një nga palët ndërgjyqëse në këtë çështje, i ka kërkuar gjykatës në Baton Rouge që të heqë përgjithmonë ndalesat mbi abortin, raporton CNN.

“Ky është një lehtësim i jashtëzakonshëm për njerëzit që kanë nevojë për abort. Kujdesi ndaj abortit në shtet mund të rifillojë sot dhe dëmi i mëtejshëm i pariparueshëm është shmangur,” tha në Jenny Ma, avokate e lartë e stafit në Qendrën për të Drejtat Riprodhuese në një deklaratë të martën. “Puna jonë vazhdon ende dhe po presim seancën tonë të hënën, ku do t’i kërkojmë gjyqtarit që të heqë ndalimin e abortit përgjithmonë,” – shtoi ajo.