Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gjysma e organizatave të grave në zona krize rrezikojnë të mbyllen brenda gjashtë muajve

QIKA 19.5.2025

Organizatat e grave që veprojnë në kontekste krize janë në rrezik të madh mbylljeje për shkak të mungesës së fondeve, sipas një raporti të publikuar të martën nga UN Women, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore. Raportit tregon se 47% e këtyre organizatave mund të mbyllen brenda gjashtë muajve të ardhshëm nëse situata nuk përmirësohet.

Në 73 shtete të ndryshme, mbi 308 milionë njerëz varen aktualisht nga ndihma humanitare — një shifër që vazhdon të rritet. Gratë dhe vajzat preken në mënyrë disproporcionale nga këto kriza, duke u përballur me rreziqe të shtuar për vdekshmëri gjatë shtatzënisë, kequshqyerje dhe nivele alarmante të dhunës seksuale.

Megjithëkëtë nevojë në rritje, sistemi humanitar po përballet me mungesa të rënda financiare, duke rrezikuar shërbime jetike për gratë dhe vajzat.

Nga një anketë të UN Women, e realizuar me 411 organizata të udhëhequra nga gra apo që mbrojnë të drejtat e grave në zona të krizës, 90% raportuan se janë prekur nga shkurtime të financimit.

Më shumë se gjysma e tyre (51%) kanë qenë të detyruara të pezullojnë programet — përfshirë edhe ato që ndihmojnë të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore. Ndërkohë, rreth 75% e organizatave kanë humbur pjesë të konsiderueshme të stafit për shkak të mungesës së burimeve. Edhe para kësaj vale të re të shkurtimeve financiare, organizatat e grave ishin të nënfinancuara.

Sipas Sofia Calltorp, Shefe e Veprimit Humanitar në UN Women, situata është “kritike” dhe shkurtime të mëtejshme do të kërcënojnë seriozisht ofrimin e shërbimeve esenciale dhe shpëtimtare.

Pavarësisht vështirësive të theksuara, organizatat e grave po qëndrojnë të palëkundura në angazhimin e tyre. “Ato udhëheqin me guxim, avokojnë për komunitetet e tyre dhe rindërtojnë jetët me vendosmëri,” deklaroi UN Ëomen.

Për të adresuar këto sfida, UN Women rekomandon që të jepet përparësi dhe të sigurohet ndjekja e financimit të drejtpërdrejtë, fleksibil dhe afatgjatë për organizatat lokale të udhëhequra nga gra, të cilat janë në rrezik.

Vendosja e lidershipit lokal të grave dhe pjesëmarrjes së tyre domethënëse në qendër të reagimit humanitar duhet të jetë një shtyllë themelore në reformimin e sistemit humanitar. “Mbështetja dhe financimi i tyre nuk është vetëm një çështje e të drejtave dhe barazisë, por edhe një domosdoshmëri strategjike”, thotë ndër të tjerash Calltorp.