Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka realizuar mbrëmë një aksion simbolik në qytetin e Drenasit. Me anë të grafiteve në hapësirat publike të këtij qyteti është protestuar me mesazhe kundër shtypjes së grave dhe personave LGBTI+.
“Muret e hapësirave publike të Drenasit u mbuluan sonte me mbishkrime të cilat targetojnë dhunën e shumëfishtë e të vazhdueshme që vajzat e gratë, lesbike e punëtore me apo pa kontratë pune e burrat gejë e të klasës punëtore e përjetojnë në Drenas e përtej. Shtypja sistemike e cila vazhdon t’i lërë vajzat e gratë, punëtoret/ët e personat LGBTI+ në gjendje të mjerueshme, nuk do të durohet. Andaj edhe këto mesazhe, përmes përplasjes së të vërtetave të heshtura, thërrasin në revoltë e rezistencë kolektive.”, thuhët në njoftimin e Kolektivit.
Ky është një ndër aksionet e shpeshta feministe që po realizohen nëpër qytetet e Kosovës.